Në cilat zona të SHBA-së jetojnë më shumë shqiptarë? ‘Vatrat’ e diasporës
Nëse ka një vend ku shqiptarët kanë ngritur komunitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, ai është trekëndëshi Nju Jork–Miçigan–Connecticut. Kjo del në pah nga një hartë e re interaktive e publikuar nga “The New York Times”, e cila tregon se nga vijnë banorët në çdo cep të SHBA-së, bazuar në të dhënat e Byrosë Amerikane të Regjistrimit të Popullsisë (US Census Bureau). Për komunitetin shqiptar, harta nxjerr në pah disa zona ku prania është dukshëm më e madhe se në pjesën tjetër të vendit. Në krye për numrin e banorëve me origjinë shqiptare renditet Macomb County në shtetin e Miçiganit, me rreth 14 mijë shqiptarë. Pas tij vijnë Westchester County në Nju Jork me 11 mijë, ndërsa Queens County dhe Bronx County, po në Nju Jork,...
Burimi:
ntv.al