“Kanë marrë 50.000 euro”, aktivistja hedh akuza të forta ndaj organizatorëve
Përplasja fizike e regjistruar mbrëmjen e djeshme mes dy grupimeve të protestës qytetare para Kryeministrisë ka sjellë akuza të forta brenda radhëve të protestuesve. Influencerja dhe aktivistja Gerta Shino, e angazhuar prej kohësh në mbështetje të protestës, ka reaguar publikisht pas incidentit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të fondeve të mbledhura për protestën dhe duke hedhur akuza për ndërhyrje për ta dëmtuar atë. Në reagimin e saj, Shino pretendon se janë mbledhur mbi 10 mijë euro përmes platformës GoFundMe, ndërsa përmend edhe një shumë prej rreth 40 mijë eurosh që, sipas saj, është dhënë nga shteti për të prishur protestën. Ajo nuk ka paraqitur publikisht prova për këto pretendime. Shino gjithashtu aludon për përfshirjen e një prej grupimeve në një marrëveshje me Tom...
Burimi:
ntv.al