Vrasje e efektivit në Maliq, Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për policin e vrarë
kuvendi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me 1 minutë heshtje, në nderim të policit të vrarë në krye të detyrës, Enea Mekollit. Kërkesa u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se Mekolli është shpallur Dëshmor i Atdheut, dhe përulet para sakrificës së tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, ku gjatë një operacioni policor ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa është plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Sipas informacioneve nga Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari, i shpallur në kërkim për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar. Ai ndodhet në spital pasi është plagosur gjatë ndërhyrjes...
Burimi:
zeri.ai