Vokshi: Ku është kryeministri sot? Çdo gjë në Shqipëri kontrollohet nga krimi, nga bandat!
Vokshi: Ku është kryeministri sot? Çdo gjë në Shqipëri kontrollohet nga krimi, nga bandat! Seanca plenare e dedikuar diskutimit të raportit vjetor për procesin e integrimit të Shqipërisë është përfshirë nga debate të ashpra, ku opozita ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë për keqmenaxhim të procesit dhe për mungesën e figurave kyçe në sallë. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cilësoi seancën si më të rëndësishmen, duke e quajtur raportin e integrimit “busullën që 90% e qytetarëve duan ta ndjekin”. Megjithatë, ajo kritikoi ashpër rendin e ditës, duke e quajtur një “mishmash” për shkak të bashkimit të diskutimit të raportit me një mocion tjetër. Një tjetër pikë kritike e ngritur nga deputetja ishte mungesa në seancë e kryenegociatores së Shqipërisë me Bashkimin Evropian....
Burimi:
sot.com.al