“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, investim që, sipas tij, e çon kujdesin për nënat dhe foshnjat në standardet më të mira evropiane. Kreu i qeverisë theksoi se zgjerimi i kapaciteteve, teknologjia moderne dhe kushtet e përmirësuara do t’i shërbejnë mbi 20 mijë pacientëve në vit, si edhe një trupe mjekësore të nivelit më të lartë. Rama u shpreh se investimi krijon hapësira të reja që përmirësojnë cilësinë e shërbimit dhe e bëjnë më komod qëndrimin e nënave dhe foshnjave. “Hapësira të reja i shtohen këtij materniteti dhe e bëjnë më të lehtë shërbimin, e bëjnë shumë më cilësor qëndrimin e nënave dhe fëmijëve që hyjnë e dalin nga ky maternitet. Transformimi i shëndetësisë...