VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë
Protesta e njoftuar ditën e sotme para Parlamentit është shoqëruar sërish me tensione. Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00. Po ashtu ata kanë hedhur plehrat mbi makinat e deputetëve të cilat ndodhen të parkuara para institucionit. Ndërkohë, më herët grupi i protestuesve që ndodheshin para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët u futën në sallë për seancën plenare, duke i shoqëruar me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash duke shkruar emra deputetësh mbi të.
Burimi:
javanews.al