VIDEO/ Tela: ‘Balluku’ pengesë për ecjen e negociatave, BE kërkon rezultate konkrete nga SPAK
Gazetari Andi Tela duke komentuar raportin e Parlamentit Europian u shpreh se, pengimi i hetimeve ndaj korrupsionit, dhe konkretisht çështja ‘Balluku’ kanë penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, Tela theksoi se institucionet europiane kanë një linjë të qartë në lidhje me mënyrën se si do të vijojnë negociatat me Shqipërinë. Sipas tij, gjatë vizitës së delegacionit të Parlamenti Europian në vend, është bërë e qartë se do të vëzhgohet me kujdes mënyra se si trajtohen çështje të caktuara, përfshirë atë të njohur si ‘Balluku’. Ai theksoi se edhe pse raportet zyrtare nuk i përmendin rastet me emra konkretë, formulimi i tyre lë të kuptohet qartë referenca ndaj çështjeve specifike që konsiderohen problematike. Sipas...
Burimi:
syri.net