VIDEO / Protestuesit përplasen me deputetin Bido para Parlamentit, ndërhyn Policia

VIDEO / Protestuesit përplasen me deputetin Bido para Parlamentit, ndërhyn Policia

Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido duke i bërë thirrje: O hajdut! Bido është ‘konfrontuar’ me ta duke i pyetur se çfarë u ka vjedhur. Situata më pas u tensionua pasi shume persona u afruan pranë tij duke sjellë ndërhyrjen e policisë për largimin e tij nga turma. Një protestues gjithashtu u neutraliza nga policia pasi tentoi të shkonte pas efektivëve të cilët po shoqëronin Bidon.