VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…
Përplasjet mes organizatorëve të ‘Revolucionit Flaming’ po thellohen nga dita në ditë, ndërsa debatet për mënyrën e organizimit dhe krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar tashmë kanë kaluar në akuza publike për presione dhe kërcënime. Arilda Lleshi, një nga aktivistet e para në nisjen e protestës, ka publikuar një video ku pretendon se ajo dhe persona të tjerë janë kërcënuar nga Gent Progni për shkak të qëndrimeve kundërshtuese ndaj tij. Sipas Lleshit, konflikti lidhet me procesin e organizimit të protestës dhe veçanërisht me mënyrën e votimit për Kuvendin Kombëtar Qytetar. Ajo pretendon se presionet ndaj zërave kritikë po cenojnë lirinë e mendimit dhe funksionimin demokratik brenda vetë lëvizjes. Denoncimi i saj shënon një tjetër episod të përplasjeve që kanë dalë gjithnjë e më hapur mes personave...
Burimi:
javanews.al