VIDEO/ Çollaku: Rama kërkon ‘besën’ e ortakëve të dosjeve, drejtësia po vonon përballjen me pushtetin

VIDEO/ Çollaku: Rama kërkon ‘besën’ e ortakëve të dosjeve, drejtësia po vonon përballjen me pushtetin

Gazetari Basir Çollaku ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës se si funksionon raporti mes pushtetit, drejtësisë dhe personave të përfshirë në hetime për çështje të korrupsionit. I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Çollaku solli në vëmendje një episod që, sipas tij, tregon dallimin mes një shteti ku ligji funksionon dhe një sistemi ku pushteti politik arrin të ndikojë mbi institucionet. Duke iu referuar një rasti në një vend të Bashkimit Europian, ai tha se një zyrtar i lartë i dyshuar për korrupsion, në momentin e arrestimit, u përball me forcën e ligjit. Sipas tij, pyetja kryesore është nëse institucionet e drejtësisë janë të afta të veprojnë në mënyrë të pavarur përballë pushtetit politik. Çollaku...