Zjarret në vend/ 8 vatra jane ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarret në vend/ 8 vatra jane ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

8 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa 5 të tjera janë nën monitorim, sipas bilancit të 24 orëve të fundit të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes. Situata më e ndërlikuar paraqitet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri vijon të kërkojë angazhim të gjerë të forcave në terren. Sipas të dhënave zyrtare, korridoret e hapura në terren kanë kufizuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Një tjetër vatër aktive është Mali i Dajtit në Tiranë, ku vijon ndërhyrja me 15 efektivë të MZSH-së, 10 forca të ADZM-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Priskë dhe...