VIDEO/ Buzhala: Protesta ka impakt të madh, por pa drejtim mund të mos prodhojë rezultat konkret
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka analizuar protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se ajo ka krijuar ndikim të dukshëm në opinionin publik, por mbetet e paqëndrueshme për shkak të mungesës së një strukture drejtuese politike. Sipas Buzhalës, protesta vazhdon të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme, pavarësisht perceptimeve të mediave proqeveritare për rënie të saj, duke theksuar se në terren ‘impakti mbetet i madh’. Ai u shpreh se, në mungesë të një organizimi të qartë politik dhe një platforme të artikuluar kërkesash, protestat e këtij lloji kanë tendencë të shuhen me kalimin e kohës. Sipas tij, një lëvizje e tillë do të kishte nevojë për një strukturë që të artikulojë kërkesa konkrete dhe t’i...
Burimi:
syri.net