VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, janë përfshirë në një debat të ashpër sot në Kuvend. Përplasja mes tyre nisi pasi Shehaj e quajti Braçen ‘hajdut i vogël’, një deklaratë kjo që bëri që Braçe të indinjohej dhe t’i shkonte Shehajt në vendin ku ai ishte ulur në Kuvend, dhe t’i kërkonte llogari. Braçe i tha Shehajt se një deklaratë të tillë e kishte bërë edhe më parë, por sipas tij, deputeti i ‘Mundësia’ i kishte kërkuar më pas falje. “Ti je hajdut i vogël”, i tha Shehaj-Braçes. “Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt. “Jo jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në...