Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit/ Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit/ Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, i cili shpreh vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka provuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë. Në postimin e tij, Rama e cilëson mesazhin si një nga reagimet e shumta që ka marrë gjatë ditëve të fundit, teksa në Tiranë vijojnë protestat e nisura prej më shumë se tre javësh. Qytetari, i identifikuar në rrjetet sociale si “@mr.elprofe”, shkruan se për pak çaste ka tentuar “t’i veshë këpucët e kryeministrit”, jo për t’i bërë lajka apo për të bindur dikë, por për të kuptuar se si do ta shihte botën nga pozicioni i tij. Ai thekson se është...