Venecia i jep “OK” projektligjit për financimin e partive, por me rezerva, liston sugjerimet

Venecia i jep “OK” projektligjit për financimin e partive, por me rezerva, liston sugjerimet

Komisioni i Venecias TIRANË-Komisioni i Venecias dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës (DGI) kanë vlerësuar pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, i cili u dërgua për shqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë. Ekspertët e Këshillit të Europës e vlerësojnë projektligjin si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kuadrit ligjor për financimin politik, rritjes së transparencës dhe forcimit të kontrollit mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive. Megjithatë Komisioni jep edhe disa rekomandime, ku ekspertët theksojnë se projektligji ka nevojë për përmirësime të mëtejshme për të adresuar boshllëqet dhe dobësitë e evidentuara ndër vite. Ata vlerësojnë se dispozitat duhet të jenë më të qarta dhe më të detajuara, ndërsa rregullat teknike të lihen në aktet nënligjore. Një...