Vendimi i sekuestros ndaj Karçanajt, zbulohet roli i ish-numrit 2 të AKSHI-t

Vendimi i sekuestros ndaj Karçanajt, zbulohet roli i ish-numrit 2 të AKSHI-t

Sipas prokurorisë, dyshohet se biznesmeni Ergys Agasi, përmes kompanisë ‘EA Solution’, ka faturuar miliona euro për punë të pakryera ndaj kompanive që fitonin tenderat në AKSHI. SPAK thotë se ky mekanizëm shërbente për legalizimin e vlerave të përfituara nga Agasi dhe Karçanaj në mënyrë të paligjshme. Por, vetë ish-titullarja e AKSHI-t, në një intervistë në Top Story përballë Grida Dumës, ka dhënë të tjera sqarime rreth raportit me biznesmenin Agasi. Kjo skemë e rikthimit të parave krijon dyshimin e arsyeshëm, të bazuar në prova, se kemi të bëjmë me një shpërblim të parregullt, ku paratë e taksapaguesve janë rikthyer te personat me lidhje të ngushta me të hetuarën Mirlinda Karçanaj, në cilësinë e titullares së AKSHI-it, si shpërblim për garantimin e fitimit të tenderave. Në...