“Ulërijnë, nuk e jap dorëheqjen!” Rama iu përgjigjet protestuesve: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma

“Ulërijnë, nuk e jap dorëheqjen!” Rama iu përgjigjet protestuesve: Një qeveri s’e dorëzon kurrë timonin te zhurma

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të protestueseve për të dhënë dorëheqjen. Sipas Ramës, prostat janë një nxitje e histerisë kolektive dhe rrjeteve sociale, sipas tij, e shpikjes së një trendi të ri për të qenë në qendër të vëmendjes.  Sa i përket kërkesave për dorëheqje, Rama deklaroi se pushteti nuk do të kalojë kurrë në duart e “zhurmës”, ndërsa solli si shembull figurën e Odiseut nga Homeri për t'i mos u dorëzuar para zhurmës.  “Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e...