U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës
Erisa Bajaziti, e zgjedhur nënkryetare e Partisë Demokratike për Diasporën, deklaroi se detyra e saj e re shkon përtej funksionit politik, duke theksuar se synimi kryesor është krijimi i urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe Shqipërisë. E ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Meta Haklajn, Bajaziti u shpreh se, ndonëse në zgjedhjet e kaluara parlamentare kandidoi për deputete pa arritur të zgjidhej, angazhimi i saj për të kontribuar për vendin nuk është zbehur. “Unë e shoh këtë rol përtej titullit të nënkryetares. E shoh si një mundësi për të dhënë kontribut dhe për të ndërtuar ura lidhëse mes Partisë Demokratike dhe shqiptarëve të diasporës. Jashtë Shqipërisë ndodhet një kapital i jashtëzakonshëm njerëzor, me përvojë, dije dhe potencial ekonomik, që...
Burimi:
javanews.al