U vendosi ngjitës kamerave, ky është protestuesi që sulmon gazetarët (FOTO)
Teksa në sheshin ‘Skënderbej’ ka nisur grumbullimi, ndaj mediave e gazetarëve ka pasur qëndrime armiqësore. Një protestues, i cili është me hundën e fashuar, ka shkuar deri në pikën sa t’u vërë ngjitës lenteve të kamerave, ndërsa edhe kërcënon gazetarët. Raportohet se kjo nuk është hera e parë pasi veprimet e tij vijojnë prej disa ditësh. Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të tjerëve për të shmangur sjellje të tilla. “Mos sulmoni mediat dhe gazetarët, nëse keni ndonjë gjë me mediat bëni pankarta”, është shprehur ai.Edhe ditën e djeshme, protestuesit sulmuan gazetaren e Top News, Keida Muka gjatë raportimit duke e shtyrë dhe lagur me ujë. Edhe më 30 qershor, një grua që u prezantua si gazetare shqiptare në Athinë u bë objekt i dhunës nga...
Burimi:
javanews.al