Konjufca i përgjigjet Zelenskyt: Kosova ishte krah Ukrainës që në ditën e parë, Serbia jo

Konjufca i përgjigjet Zelenskyt: Kosova ishte krah Ukrainës që në ditën e parë, Serbia jo

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky rikonfirmoi gjatë vizitës në Serbi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Deklarata e tij solli reagimin e ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca. Përmes një postimi në platformën X, Konjufca shprehu keqardhje për qëndrimin e Kievit, duke kujtuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Ai theksoi se Prishtina ka dënuar pushtimin, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë e Bjellorusisë dhe ka ofruar ndihmë humanitare e mbështetje për Ukrainën. “Ne ishim krah Ukrainës që në ditën e parë të agresionit rus, Serbia jo!”, shkroi Konjufca, duke nënvizuar se Kosova e ka mbështetur Ukrainën edhe pse Kievi nuk e njeh pavarësinë e saj.