“Shqipëria është zhytur në varfëri e korrupsion”, emigranti nga Anglia: Diaspora të kthehet, ta rrëzojmë Ramën!
Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se 20 vitesh në Angli iu bashkua protestës kundër qeverisë, duke lëshuar akuza të forta ndaj situatës në Shqipëri. Ai tha se vendi është përballur, sipas tij, me varfëri, korrupsion dhe probleme të mëdha në shërbimet publike. “Spitalet copë-copë, pensionistët shumë të varfër, kudo të shkosh, varfëri, korrupsion”, u shpreh ai. Emigranti foli edhe për largimin e të rinjve shqiptarë drejt Anglisë, duke thënë se shumë prej tyre përfundojnë në ndërtim apo në sektorin e shërbimeve. Sipas tij, shumë të rinj që kanë përfunduar studimet në Shqipëri nuk gjejnë mundësi për të ushtruar profesionet e tyre. Ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se nuk po merr parasysh kërkesat e protestuesve. “Sa ditë u bë...
Burimi:
gijotina.com