“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçës, ku u vra me armë zjarri pas një konflikti të zgjatur ushtaraku Joan Zyko nga shoku i fëmijërisë, i dyshuari Kristjan Sterjo, ka ardhur edhe reagimi i Klubit të Skënderbeut. Joan Zyko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, por dikur ai ka luajtur me ekipin bardhekuq. Zyko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15. Ai gjithashtu ishte dhe një tifoz i zjarrtë i “Ujqërve të Dëborës”. Në lidhje më këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut, që nëpërmjet faqes zyrtare ka shkruar: REAGIMI I SKËNDERBEUT: “Ndarje e parakohshme nga jeta e Joan Zykos! Klubi i Futbollit Skënderbeu shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta...