“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në 9 gusht për zjarrin e madh që përfshiu malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave që u angazhuan për shuarjen e flakëve. Rama bëri të ditur se beteja me zjarrin përfundoi me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe pa persona të dëmtuar. Ai theksoi se situata ishte veçanërisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe pamundësisë për të përdorur gjatë natës mjetet zjarrfikëse nga ajri. Sipas kryeministrit, forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe policore u përballën me flakët me heroizëm dhe profesionalizëm. Rama vlerësoi se ndërhyrja e tyre shmangu një bilanc tragjik për banorët e zonës. Në reagimin e tij, kryeministri shpreh respekt dhe mirënjohje për të gjithë efektivët që janë në vijën e zjarreve gjatë këtij...
Burimi:
javanews.al