“U kthye diktatura në PD”, demokrati i indinjuar me Berishën për referendumin, e krahason me Enver Hoxhën
Një demokrat është shfaqur i indinjuar me Sali Berishën, ndërsa ka shkuar për të marrë pjesë në referendum. Emri i vetëm që i është ofruar në fletën e votimit është ai i Sali Berishës, por kjo e ka irrituar demokratin e Fierit, i cili e ka krahasuar Berishën me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se sistemi i komunizmit u kthye edhe sot në PD. “Në kohë të Enverit votohej me urdhër për 1. U kthye sistemi i diktaturës edhe sot në PD”, thotë ai.
Burimi:
javanews.al