Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht do të dërgojmë oficerë shtabi

Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht do të dërgojmë oficerë shtabi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se javën e ardhshme Këshilli i Ministrave pritet të miratojë vendimin për angazhimin e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Pas mbledhjes së qeverisë, Nufi sqaroi se angazhimi fillestar i Shqipërisë do të konsistojë në dërgimin e oficerëve të shtabit në strukturën e forcës shumëkombëshe. “Javën që vjen, Këshilli i Ministrave me shumë mundësi do të miratojë vendimin. Shqipëria ka marrë një angazhim dhe ai lidhet me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi në shtabin e forcës ndërkombëtare stabilizuese. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave”, deklaroi ministri. Sipas Nufit, vetëm pas vendosjes së oficerëve të shtabit do të bëhet vlerësimi për fazën e dytë të angazhimit, që lidhet me pjesëmarrjen e...