Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas debatit të ditëve të fundit lidhur me çështjen e lumit Ibër dhe qëndrimeve të Serbisë, duke u ndalur edhe te kritikat, që ka marrë në rrjetet sociale pas deklaratës së tij se “Serbia e humbi Kosovën”. Në një reagim në rrjetin social “X”, Rama i cilëson kritikët e tij në Prishtinë si “trolla të turbofolkut nacionalist”, duke thënë se reagimet e tyre janë një tregues se qëndrimet e tij kanë qenë të sakta. Në përfundim, kryeministri e cilëson përplasjen e qëndrimeve në Beograd dhe Prishtinë ndaj deklaratës së tij si “një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit”. “Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj...
Burimi:
javanews.al