‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 12 gusht, shkruan se është rritur jashtëzakonisht shumë numri i turistëve francezë në Shqipëri. Duke iu referuar një artikulli të medias franceze BFM Business, kreu i qeverisë nënvizon se vendi ynë është bërë gjithmonë e më i preferuar për francezët. Ai shton se rezervimet nga shtetasit francezë në vendin tonë janë rritur me 288.2 përqind. “Shqipëria gjithnjë e më e pëlqyer për francezët Me një rritje prej 288,2% të rezervimeve brenda një viti, numri i francezëve që zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre ka shpërthyer”, shkruan kryeministri Rama. Artikulli i plotë i medias franceze BFM Business Po sikur të vendosnit ta vizitonit Shqipërinë për pushimet tuaja të radhës? Në fakt, këtë zgjedhje bënë shumë udhëtarë...
Burimi:
javanews.al