“Tre muaj pa furnizim me ujë në Gjashtë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës, duke akuzuar Bashkinë Sarandë dhe Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë për keqmenaxhim të fondeve publike. Sipas Zhupës, për projektin janë shpenzuar rreth 400 mijë euro me TVSH, ndërsa punimet vazhdojnë ende jashtë afatit kontraktor dhe me cilësi të papranueshme. Ajo thekson se banorët e Gjashtës kanë mbetur pa furnizim me ujë prej më shumë se tre muajsh, në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar situatën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse. Zhupa kërkon transparencë për përdorimin e fondeve, përgjegjësi për vonesat dhe llogaridhënie për kushtet në të cilat janë lënë banorët. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: 400 mijë euro nga taksat e...
Burimi:
sot.com.al