“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrja e huaj përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për demokracitë moderne, ndërsa kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar mes aleatëve për rritjen e rezistencës ndaj këtyre kërcënimeve. Duke folur në Konferencën për Përballjen me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj, Hoxha u shpreh se mbrojtja e demokracisë nuk kufizohet më vetëm në territor dhe institucione fizike, por është shtrirë edhe në hapësirën dixhitale, ku informacioni është kthyer në një terren strategjik. “Ajo që shohim dhe përjetojmë çdo ditë nuk është thjesht diçka e re. Është një transformim sizmik që po zhvillohet para syve tanë”, tha ministri, duke theksuar se informacioni, i cili në demokraci ka qenë gjithmonë një e mirë...