Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar si vrasje, jo si shkelje rrugore! Të ndryshojmë Kodin Penal
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar këtë të hënë në sallën e parlamentit që të rishikohet Kodi Rrugor dhe ai Penal, ku ngjarje të rënda si ajo e djeshmja në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë dhe një tjetër mbeti i plagosur, të mos trajtohen si aksidente, por si vrasje. Braçe theksoi se nuk është normale që dikush që drejton mjetin në gjendje të dehur, apo që aksidenton, të hetohet vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit, por të hetohet për vrasje. Sipas tij, Kodi Rrugor heq vetëm pikë kur bëhet fjalë për persona të dehur në timon, ndërsa për ata që kanë para nuk u preket as patenta. “Dy familje përcollën dy shpirtrat e tyre. Një i tretë është...
Burimi:
vizionplus.tv