Thirrja e protestueve “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri: Më pëlqen, më gënjen mendja të bëj një këngë me të

Thirrja e protestueve “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri: Më pëlqen, më gënjen mendja të bëj një këngë me të

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për protestat që prej dy muajsh vijojnë të zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë “Rama 4”. Rama u ndal te thirrja e protestuesve “Rama, jep dorëheqjen”, duke u shprehur se kjo këngë i pëlqen dhe i jep energji, aq sa mendon se mund të krijojë edhe një këngë tjetër me të. Ai theksoi se, sipas tij, bëhet fjalë për një pakicë që kërkon dorëheqjen e tij dhe deklaroi se nuk do të largohet nga detyra për shkak të presionit të protestave, por vetëm përmes procesit demokratik të votimit. “Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por, në çdo çast dhe rrethanë, përtej këngës, të...