Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

Këshilli Bashkiak i Maliqit u mblodh sot jashtë radhe me kërkesë të palës opozitare, por pas 20 minutash diskutime, nuk u arrit në një vendim pro apo kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me atë të Korçës, sipas propozimit të PS. Kjo mbledhje u organizua pas konsultimeve publike në të gjitha njësitë vendore të bashkisë. Përfundimi i mbledhjes erdhi nga anëtarët e PS, të cilët boshatisën sallën. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak Maliq për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale. Këshilltarët e PD thanë se pjesa më e madhe e qytetarëve janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë. “Komuniteti është shprehur 95-97% kundër bashkimit territorial. Në çdo krushqi, ka një...