Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’, bllokojnë foltoren
Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale, opozita bllokoi foltoren. Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku e Luçiano Boçi të vijojnë prezantimin, por deputetët kundërshtuan duke mos lejuar palën e PS të vijojë raportimin. Me pengimin e vijimit të seancës, kryetari i Kuvendit njoftoi 5 minuta pushim deri në lirimin e foltores.
Burimi:
sot.com.al