Tenderat publik në Shqipëri/ Reagon ekspertja: Shteti shqiptar injektoi në prokurime publike, vetëm 4.9% të prodhimit..

Tenderat publik në Shqipëri/ Reagon ekspertja: Shteti shqiptar injektoi në prokurime publike, vetëm 4.9% të prodhimit..

Ekspertja e prokurorimeve publike, Aranita Brahaj, e ftuar në nje studio televizive, ngriti shqetësime serioze lidhur me gjendjen e tenderave publike në Shqipëri, duke paraqitur të dhëna që tregojnë një rënie drastike të investimeve shtetërore në ekonomi. Sipas Brahajt, nëse hiqen tenderat e anuluar, shteti shqiptar injektoi në prokurime publike vetëm 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2023, shumë nën mesataren e nevojshme prej 10% që raporton qeveria zyrtarisht. Brahaj shpjegoi se ndarja e kontratave të mëdha në lote të vogla ka shërbyer si mjet për të penguar pjesëmarrjen e kompanive të huaja në tenderime. Kompanitë greke, italiane apo britanike, sipas saj, nuk kanë interes të sjellin makineri dhe infrastrukturë për të fituar vetëm një segment të vogël pune. Eksperta vuri në dukje...