“Të tjera bën, të tjera thotë”, Ina Zhupa pyet Ramën: Pse e lë në sirtarët e Kuvendit shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024?

“Të tjera bën, të tjera thotë”, Ina Zhupa pyet Ramën: Pse e lë në sirtarët e Kuvendit shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024?

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime kontradiktore lidhur me rezolutën e Parlamentit Europian dhe çështjen e zonave të mbrojtura. Në një reagim publik, Zhupa deklaroi se “Rama të tjera bën, të tjera thotë”, duke ngritur pyetjen se përse mazhoranca vazhdon të mbajë në sirtarët e Kuvendit projektligjin e depozituar prej saj për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, nëse qeveria është realisht në një linjë me qëndrimet e Parlamentit Europian. Sipas deputetes së Partisë Demokratike, kërkesa për shfuqizimin e këtij ligji është bërë tashmë një kërkesë e qartë e protestuesve, opozitës dhe institucioneve europiane. Ndërsa vlerësimi i ndikimit në mjedis bëhet para lejes dhe mbasi ke futur buldozeret dhe ke miratuar lejet. Deklarata Ina Zhupa...