“Të protestohet vetëm me flamur kombëtar”, Lapaj: Vetëm protesta pa parti mund të na bashkojë

“Të protestohet vetëm me flamur kombëtar”, Lapaj: Vetëm protesta pa parti mund të na bashkojë

“Protesta duhet të zhvillohet nën flamurin kombëtar dhe jo nën siglat e partive politike”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, sipas të cilit vetëm kështu mund të bashkohen qytetarët, duke ripërsëritur thirrjet e tij të bëra muaj më parë kur protestonte i vetëm në bulevard. “Nëse ju e mbani mend në transmetimet tuaja në gjatë dhjetor-janar-shkurtit, kam bërë ekzaktësisht këtë thirrje, domethënë që duhet nën flamurin kombëtar pa sigla të spikatura të njërit apo të tjetrit, sepse kjo mund të krijojë të vetmen rrymë që mund t’i bashkojë të gjithë përrenjtë për të krijuar një lum të madh të reagimit popullor. Më e rëndësishme është Shqipëria në këtë fazë sesa shtëpia...