“Të faktohen akuzat që janë ngritur ndaj zyrtarëve”, avokati: Ja pse është mirë që SPAK do raportojë në komisionin “Xhafaj”
Me ndryshimet e reja, SPAK nuk do të raportojë më në Kuvend, por përpara komisionit “Xhafaj”. Për avokatin Edmond Petraj, ky është një vendim pozitiv, pasi diskutimet që do të zhvillohen gjatë raportimit të institucionit më të lartë të drejtësisë do të jenë teknike dhe jo politike. Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, Petraj tha se SPAK do të ketë të njëjtat kompetenca që ka pasur, ndërsa shtoi se akuzat që janë ngritur ndaj zyrtarëve të lartë, duhet të faktohen. “Në Kuvend do raportojnë vetëm disa institucione. SPAK do jetë tek komisioni “Xhafaj”. Kështu do kemi një nivel diskutimi më politik me përjashtimin e SPAK dhe kjo i jep një transparencë si funksionojnë institucioneve. SPAK tek “Xhafaj”, nuk është hataja e madhe. SPAK...
Burimi:
vizionplus.tv