‘Të anulohet tenderi për avionët e zjarreve’, PD: E ka fituar kompania e përfshirë në skandale korrupsioni në Spanjë
Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit me vlerë 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, ndërsa i bën thirrje SPAK që të hetojë këtë proces. Në një dalje për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se kompania Air Tractor Europe S.L. është e përfshirë në skandale korrupsioni në Spanjë. Vangjeli, e cila ka publikuar edhe dokumentet thotë se “vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, përveç dëmit korruptiv të paktën 150 milion euro, së bashku me vendimin e gjykatës supreme në Greqi në 2024, pengojnë kompaninë të marrë pjesë në procedura të prokurimit publik në vendet e Bashkimit Europian”. Deklarata Publikimi në media i dokumenteve dhe informacioneve mbi tenderin prej 15 milionë eurosh për blerjen e tre avionëve...
Burimi:
sot.com.al