“Takim i turpshëm”, Këlliçi sulmon ashpër Ramën: Kryeministri i papranueshëm në sytë e liderëve europianë
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU), aleanca më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ka miratuar rezolutën e tetë dhe më të ashprën deri më tani kundër qeverisë shqiptare, duke i bërë thirrje për zgjedhje të lira, shkëputje nga krimi i organizuar dhe luftë kundër korrupsionit. Kjo u tha nga deputeti i PD, Belind Këlliçi një një intervistë për edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv nën moderimin e Bled Markut. Duke ndarë detaje nga prapaskenat e takimeve të liderëve të lartë politikë europianë, pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, ligjvënësi demokrat tha se ata kanë mbetur me përshtypjen se nuk kishin përballë një kryeministër, por një “gangster” dhe “kreun e një karteli droge”. Ky perceptim i ashpër, sipas Këlliçit tregon një...
Burimi:
sot.com.al