Tabaku: Protesta kundër sistemit

Tabaku: Protesta kundër sistemit

Pak para nisjes së protestës qytetare para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, publikoi një video në rrjetet sociale ku argumenton se pakënaqësia qytetare lidhet me modelin ekonomik dhe sistemin e qeverisjes të ndërtuar gjatë 12 viteve të fundit. “Për 12 vite me radhë kemi folur për vizionin e cunguar ekonomik të Shqipërisë. Një model që nuk prodhon më, që ka përqendruar ekonominë në duart e pakicës dhe ku gjithçka shkon tek ata. Sot investimet e huaja janë pesë herë më të larta në industrinë imobiliare sesa në industritë e tjera. Kemi krijuar një ekonomi tullash dhe llaçi, një ekonomi që nuk prodhon, nuk punëson dhe nuk krijon vlerë të shtuar. Është një...