Tabaku në Kuvend: Gjermania mbështet integrimin gradual, Shqipëria të mos humbasë momentin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë të ditur në Kuvend një letër që kancelari gjerman Friedrich Merz u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me propozimin për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një qasje që sipas saj është elaboruar fillimisht nga Merz. Gjatë fjalës së saj, Tabaku theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë objektiv alternativ përveç integrimit të plotë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë si një sinjal të rëndësishëm për ecurinë e procesit të zgjerimit në rajon. “Mbështetja e Gjermanisë për këtë rrugëtim konfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh ajo, duke shtuar se qeveria shqiptare duhet të jetë në kohë për të reflektuar dhe për të shfrytëzuar këtë moment,...
Burimi:
javanews.al