Tabaku akuza Ramës: Po përdor shtetin për të ndjekur protestuesit si në kohët e Sigurimit!

Tabaku akuza Ramës: Po përdor shtetin për të ndjekur protestuesit si në kohët e Sigurimit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po përdor të dhënat e qytetarëve dhe strukturat shtetërore për të identifikuar, kërcënuar dhe ekspozuar publikisht protestuesit që prej javësh protestojnë kundër tij në bulevard. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku tha se faqja e Kryeministrit është kthyer në një “tabelë dazibao”, ku sipas saj linçohen qytetarët që kundërshtojnë qeverinë, ndërsa shtoi se Rama tregon interes për biografitë e protestuesve, por jo për skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë zyrtarë të lartë. Deputetja demokrate e cilësoi këtë si ‘fletëthirrje dixhitale’ dhe rikthim të metodave të vjetra të përndjekjes politike, akuzoi qeverinë se ka përdorur institucionet dhe ligjet në favor të interesave të caktuara dhe u shpreh se “gjuetia e shtrigave” po bëhet...