“Surprizë” e papritur në sallën e gjyqit, avokatja pa licencë kërkon të përfaqësojë Veliajn
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykata Administrative, ku po zhvillohet seanca e radhës për padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Gjatë seancës, një grua kërkoi të marrë pjesë si përfaqësuese e Veliajt, por rezultoi se nuk dispononte licencë avokatie. Sipas gjykatës, asnjëra prej palëve nuk e njihte atë dhe çështja do t’u referohet organeve kompetente për verifikime të mëtejshme. Gjykata bëri me dije se ka marrë një kërkesë për ndërhyrje kryesore në proces nga Tom Deda. Avokati i Veliajt, Ndreca, deklaroi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për kërkesën e paraqitur. Ai tha gjithashtu se i janë drejtuar Kuvendi i Shqipërisë për të konstatuar një konflikt të mundshëm interesi...
Burimi:
vizionplus.tv