SUPER E MARTË/ Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar 14 korrikun një ditë historike për procesin e zgjerimit të bllokut, duke e quajtur atë një “Super të Martë” për katër vendet që kryesojnë aktualisht rrugën drejt anëtarësimit. “Sot është një Super e Martë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada po zhvillojmë katër konferenca ndërqeveritare në të njëjtën ditë”, shkroi Kos në rrjetin social X. Sipas saj, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi po hedhin hapa të rëndësishëm në negociatat me Bashkimin Evropian. “Me Ukrainën dhe Moldavinë po hapim Klasterin 6, që përfshin fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre janë veçanërisht të forta. Shqipëria do të mbyllë kapitujt e...
Burimi:
ntv.al