Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, për gjuhën e drejtësinë
Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria e vise të tjera do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar. Kjo protestë mbahet në lidhje me mosrealizimin e provimit të Jurispudences në gjuhën shqipe, por vetëm në maqedonisht, ani se shqipja atje është gjuhë zyrtare. Tubimi do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve. “Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale. Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë që të bashkohen. Protesta pritet të nisë në...
Burimi:
syri.net