Spiropali i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?
Elisa Spiropali dhe Sali Berisha janë përplasur këtë të enjte në sallën e Kuvendit. Spiropali iu drejtua Berishës me një sfidë duke i thënë nëse është gati që të ‘çlirojë opozitën’ dhe të hapë rrugë. E ndërsa nga ana tjetër një mesazh ia ka drejtuar edhe Edi Ramës, kur duke fol për protestuesit, ajo tha se këta të fundit nuk duhet as të linçohen dhe të akuzohen, por se problemi duhet parë në ‘shtëpi’. “Kam folur për vetëpastrim, për vetërregullim, për administratën, për nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, kam folur për më shumë përfaqësim brenda partive, për ndryshimi të sistemi zgjedhor që ka prodhuar një banalitet sot. Njerëzit janë të papërfaqësuar dhe janë në rrugë dhe nuk ka as dehje ideologjike...
Burimi:
ntv.al