Spiropali flet për “shqiptarin e ri”: Kombi e ka kërkuar me shekuj, por vetëm sot ka guximin

Spiropali flet për “shqiptarin e ri”: Kombi e ka kërkuar me shekuj, por vetëm sot ka guximin

Ish-ministrja e kabinetit Rama, deputetja Elisa Spiropali ka udhëtuar këtë të hënë drejt Podgoricës, ku është takuar me dhjetëra të rinj shqiptarë. Emocionet e këtij takimi dhe momentet teksa shtrëngonte duart me të rinjtë, Spiropali i ka ndarë edhe në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të fortë për brezin e ri shqiptar. Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se në Podgoricë pa “shqiptarin e ri”, të cilin e përshkroi jo si një çështje moshe, por si një mentalitet të ri, që beson te dija, merita dhe puna, e jo te privilegjet apo lidhjet personale. “Shqiptari i ri është modeli që kombi ynë ka pritur me shekuj, por që vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart”, shkruan ajo, duke theksuar se ky model gjendet kudo ku...