SPAK kërkon prova të reja për ‘dosjen Balluku’, BKH zbarkon në banesa e zyra

SPAK kërkon prova të reja për ‘dosjen Balluku’, BKH zbarkon në banesa e zyra

SPAK ka autorizuar kryerjen e kontrolleve në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas burimeve, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbatuar urdhrat e kontrollit në disa ambiente, përfshirë banesa dhe zyra, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen nën hetim. Veprimet hetimore janë ndërmarrë pas vendimit për zgjatjen me tre muaj të afateve të hetimit. Balluku është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme më 31 korrik, ndërsa ka kërkuar ndryshimin e datës së paraqitjes për shkak të angazhimeve të tjera. Ish-zv.kryeministrja po hetohet nga SPAK për dyshime që lidhen me veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera. Hetimi vijon dhe deri në këtë fazë nuk ka një vendim përfundimtar mbi përgjegjësinë...