Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!
U mbajt dita e 81-të e protestës në Tiranë, ku ra sërish në sy pjesëmarrja e ulët. Edhe sot (19 gusht), protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, tubuesit kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e qeverisë. Një qeveri teknike është alternativa që ata kërkojnë, ndërsa shprehen se shatori do të presë edhe më shumë protestues në shesh, pasi qytetarët kthehen nga pushimet dhe u bashkohen atyre që vijojnë të dalin në shesh. Ndërkohë grupi koordinator i protestës i drejtohet Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe institucioneve të tjera evropiane e ndërkombëtare për dërgimin e vëzhguesve të pavarur në protesta, me qëllim dokumentimin dhe verifikimin e trajtimit të...
Burimi:
javanews.al