Sot Kuvend/ Debat për integrimin dhe raportin e DASH për investimet në vend, 6 interpelanca në rend dite

Sot Kuvend/ Debat për integrimin dhe raportin e DASH për investimet në vend, 6 interpelanca në rend dite

Ligjvënësit e Shqipërisë mblidhen sot në Kuvend për seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës një nga pikat kryesore është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian të miratuar nga Parlamenti Evropian. Debati pritet të përqendrohet te ekonomia, korrupsioni, klima e biznesit dhe standardet e kërkuara në procesin e integrimit europian. Kjo pikë e rendit të ditës pritet të mbyllet me një projekt-rezolutë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Të planifikuara për sot janë dhe 6 interpelanca, të kërkuara nga opozita. Deputeti Tritan Shehu kërkon nga kryeministri Edi Rama shpjegime për propozimin e përbashkët të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për anëtarësimin...